Përvjetori i një Nëntori të brishtë
Nëntor i lagësht, i përlotur...përse vall?Ç'farë e bën që buzeqeshjatë të thyhet,të stepet...Janë aty të gjithë, në një ritual universal
pa përjashtuar besime dhe ndjenja.Shpirti vrapon, i perqafon të gjithë
i përmalluar,i përqafon dhe u buzeqesh, pastaj bën një fluturim rreth
tyre për ti vëzhguar,admiruar, afrohet, afrohet pranë saj,
pranë muzës së tij të përjetshme, ndërsa ajo qan në heshtje pa e
ditur që shpirti prek padukshmërisht lotët e saj, faqet...Ajo vazhdon
të kujtoj çdo çast që nga njohja e parë deri te lavdia e tij e
pamohushme,e perjetshme,sa që i duket sikur e gjitha ishte një ëndërr rozë...
të kujtoj çdo çast që nga njohja e parë deri te lavdia e tij e
pamohushme,e perjetshme,sa që i duket sikur e gjitha ishte një ëndërr rozë...
Është një dimension ku realitetet nuk unifikohen...
por ai është...
Më në fund vjen drejt teje, të sheh në sy,të vështron pa i
larguar sytë sepse ai beson që ti e ndien, sepse ai beson se ti je
vazhdimesia e tij, ëndrra e tij, jeta e tij, liria e
tij, arti që shkrin kohët, dimensionet.Ti i buzëqesh, ai gjithashtu të
jep buzeqeshjen e tij me të bukur përmes shikimit të trishtë, kjo për
të të thënë që tani nuk pikturon me shpirtrat e qyteteve që mbartin
trishtimin e kohrave, por universin në formën më moderne.

Edhe tani po si atëherë ai di si të trasmetojë ndjenjë, dituri, eksperience,
art, dashuri, mirësi...Po ai tani e di, dhe fluturimi i tij është një mesazh lumturie
në atmosferën gri të një Nëntori të përlotur nga mungesa e gjatë.
Nje vit, një ceremoni për një tjetër vendqëndrim astral.
Nje vit, një ceremoni për një tjetër vendqëndrim astral.
Ai buzeqesh,
dhe e di pse, sepse arti dhe artisti nuk vdesin kurrë...
dhe e di pse, sepse arti dhe artisti nuk vdesin kurrë...
Artistit Mario Barraco
ringrazio fortemente la mia amica artista poeta e scrittrice Fatba Sulaj

Nessun commento:
Posta un commento