martedì 4 giugno 2013

dedicated my father

Kohë, kjo ishte e vetmja fjalë që më erdhi në mendje për të. Ishte një mendim spontan, 
por mendoj që  Ai është kështu , Kohë. 
Çfarë më bëri  ta mendoj,  nuk e di, shumë ndjeshmëri  brenda  nesh  nuk kanë  shpjegime dhe
mbeten në hijen e një misteri  joshës.
 Dimensionet  paralele më bëjnë ta njoh dhe ta konceptoj  këtë term si një fjalë kyçe për të hyrë
në komunikim me padukshmërinë. 
Tani  është  Kohë,  po ka një moment kur artisti  bëhet Art
Dhe pikërisht, tani kur shpirti i tij ngjizet në një dashuri dhe
që merr frymë prej kësaj dashurie, trishtimi i kështjellavedhe i mureve të vjetra,
 të mbuluara nga shtresat e smeralda te myshkut
dhe tisi i kuqërreme i tjegullave janë më rrezatuese se kurrë,
me jetësore.Ndjej  buzëqeshjen e këtij njeriu - Kohë, që di të jetë prezent
në mua në çdo mënyrë, në ty padyshim. Pas pak do jetë i prekshëm, dhe
do ndiej gjithë dashurinë e munguar për pak kohë.Ai tani është një univers shpirtëror,
versioni i rilindjes...”Nirvana dream”  
Çfarë më bën të shkruaj përNjeriun-Kohë? 
  Nuk e di, por di që në sarkofagët, gjendet thjesht një
emër, për të evidentuar një cikël jetësor ose një kujtim ku mund të
shohësh një fragment kohor por jo vdekjen. .
Tani Koha e Tij  është Art  dhe Ai është KOHË

dedicated my father
by FATHBA SULAJ albania