Fund gusht,
Temperatura shënon 40 grade thua se është Sahara kudo, 40 grade aq sa nuk ke mundësi të ndiesh një çast freskin e flladit që vien pa asnjë drejtim.
Peisazhet grihen para syve të tu madhërishëm.
Duket gjithçka kaq e mrekullueshme, gjithçka kaq e përkryer dhe e qetë.
Nuk do ta besoja nëse relaksi i këtyre ditëve do rrënohej në pak sekonda, nuk do besoja as që kjo qetësi parajse mund të prishej.
Vetëm një iluzion mund ta bënte këtë, por iluzioni nuk ka vend këtu.
Mund të them se trishtimi grisi zemren tënde në pak sekonda, se ta vodhi gëzimin në minutat e fundit të kthimit tënd.
Trishtim dhe lot, dhembja sfilit, merr gjithçka ku do dhe kur do,të gjitha,të gjitha sikur të ishin kështjellat prej rëre para një dallge gri.
Vendi i lutjeve, vendi i rrëfimit, hapësira ku gjeje frymëzimin dhe gëzimin nuk është më, nuk është më asnjë gjurmë atje përveç MUREVE.
Asgjë veç këtij misteri.
Po thashë një fjalë të madhe MUREVE.
Do të shohësh dhe të prekësh çdo objekt të tijin por nuk e sheh, nuk e gjen, veç pranisë së shpirtit të tij që ndoshta ecën i përlotur bashkë me ty, ndoshta të përqafon dhe ti nuk e ndien, në këtë dhomë pothuajse bosh.
Shkatërruan kujtime, kujtimet të prekshme, kujtime ku gjurmët e tij ishin ende të gjalla ku ende mbi to qëndronte prekja e tij, ku ende mbi to qëndronte i stamposur vështrimi dhe buzqeshja.
Në vesh përplasen kujtime bisedash,këshillash, pasione pune, meditime.
Ishte një jetë që qëndronte e mbyllur...
Lodhen kujtimet nga mbyllja? Nuk e di,ndoshta...
Asgjë nuk është më për një kapriço të fatit, për një guide të padukshme drejt një strehimi ku strehohej madhështia e tij.
Ndoshta i ka udhëhequr vetë shpirti i tij deri këtu, ndoshta nuk ka dashur të kishte më gjëra të prekshme të jetës së tij për askënd as për ty, as për mua që e njoh vetëm nëpërmjet teje dhe ARTIT të tij.
Por madhështia nuk njeh mure, madhështia nuk njeh kufij, nuk njeh objekte personale kur vepra është sublimshëm në vendin e merituar.
Ndali lotët, mendo që këtu rinis një tjeter epokë, të tjera vlera rrisin egzistencën e pasvdekjes.
Aty jane muret, MURET shpirtrat e heshtur të një studioje të heshtur
Stamposi këta mure deri në detaje, sepse flasin më shume se mijra kujtime.
Asgjë nuk mund ta shuaj kujtimin, jetën dhe veprën e MARIO BARRACO.
ringrazio con grande senso di amicizia FATBA SULAJ, artista ALBANIA
Nessun commento:
Posta un commento